Tayna filmohet në shoqërinë e reperit shqiptar në Amerikë

Shpërndaje

Për këngëtaren e njohur Tayna kjo verë ka qenë e mbushur me koncerte dhe projekte të vazhdueshme muzikore. Prej disa ditësh ajo ndodhet në SHBA dhe menaxheri i saj ka bërë të ditur se ndodhet atje për të xhiruar videoklipin e ri por gjithsesi me këtë rast po kalon dhe ditë pushimi në shoqëri të mirë.

Ndërmjet fotove të postuara në rrjete sociale, reperja tregoi se atje është e shoqëruar nga modelja Vildane Zeneli. Të dyja vajzat po kalojnë një kohë të bukur në shoqërinë e njëra tjetrës.

Së fundmi ndërmjet një postimi të postuar në Instastory, Tayna ka treguar se ajo dhe modelja nuk janë të vetme. Së bashku me të është dhe këngëtari Seven Saraçi. Postimet e tyre, mes të qeshurave dhe lojrave, janë provë se grupi po kënaqen shumë në praninë e njëri-tjetrit.