Tetë ditë paraburgim për dy vëllezërit që sulmuan mjekun në Spitalin e Tetovës

Shpërndaje

Gjykatësi në procedurë paraprake vendosi t’u përcaktojë nga tetë ditë paraburgim dy vëllezërve për sul*min e djeshëm ndaj mjekut në repartin e lëkurës në Spitalin klinik në Tetovë. Paraprakisht policia e Tetovës ka parashtruar padi penale për dhu*në.

Sipas burimeve të hetimit, dy vëllezërit tashmë janë dërguar për mbajtjen e masës paraburgim në Institucionin ndëshkues-përmirësues në Burgun e Shkupit.

“Sektori për punë të jashtme Tetovë sot parashtroi padi penale kundër A.B.(43) nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe vëllau i tij L.B.(40) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “dhu*në”. Ata dyshohen se dje në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 9:30, në Repartin për sëmundje të lëkurës në Spitalin klinik të Tetovës, fizikisht e kanë sul*muar mjekun A.E.(45)”, kumtoi sot SPB Tetovë.

A.B. dhe L.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.