Tronditet Prishtina, një i vde.kur dhe tre të pla.gosur me armë zjarri (Foto/Video)

Shpërndaje

Në Lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë ka pasur një përplasje me armë zjarri, ndërsa mediat kosovare raportuan fillimisht për 4 të pla*gosur. Por Shpend Fazlliu nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se një prej katër të pla*gosurve ka humbur jetën.

Ndërsa 3 të tjerët janë nën kujdesin e stafit mjekësor të Klinikes Emergjente.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të pla*gosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë fillimisht zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ja si ndodhi ngjarja:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një ore në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Aty janë pla*gosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Gazeta Express ka siguruar videon nga momenti kur dorasi ka qëlluar me plumba vik*timat në Lagjen e Spitalit:

Pamje nga momenti i te shtenave ne Lagjen e Spitalit: VIDEO

FOTO KosovaPress.