“Shqiptarët kalben nëpër burgje”, Bokit-13 ‘koka i dhemb’ urgjentisht dërgohet në spital

Shpërndaje

I dyshuari i parë për rastin “Reket” Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 gjatë ditës së sotme është dërguar në Klinikën për kirurgji torakale në Shkup, pas ankesave se ka pasur dhimbje në lukth. Drejtori i Klinikës Torakale deklaroi se problemet shëndetësore i ka si pasojë e një ndërhyrje paraprake kirurgjike, duke shtuar se i kanë dhënë udhëzim për kontrolle të mëtutjeshme nëpër Klinika të tjera. Kjo është hera e dytë që Bojan Jovanovski paraqitet në Klinikë për kontroll mjekësor.

Gjendja e tij është stabile, por ka nevojë për investigime të mëtutjeshme. Ai ka marrë një terapi të lehtë për ç’rregullimet simptomatike që i ka pasur në moment, dhe tani është dërguar për investigime në Klinika të tjera, kur t’i kryejë ata investigime do të vijë përsëri për kontrolle eventuale në varësi prej rezultateve që do të merren nga investigimet që do bëhen. Ankesat i ka subjektive të lukthit dhe të ezofagut”. – theksoi Nexhadi Jakupi, Drejtor i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare./ALSAT/