Vjosa Osmani i shanë partitë tjera për gjendjen në arsim, harron që Agim Veliu ishte tre vjet ministër i Arsimit

Shpërndaje

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër gjendjen në arsim, gjatë një aktiviteti politik që ajo kishte sot në mëngjes.

Ajo ka akuzuar partitë tjera për gjendjen në arsim, por si duket ka harruar që kolegu i saj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka qenë tre vjet Ministër i Arsimit.

“Sot arsimi është për turp për shkak të politikanëve që kurrë nuk janë njohur për dije dhe për dy muaj janë bërë doktorë të shkencave. Sot kemi parti në pushtet që bëjnë investimin më të vogël në rajonin tonë sa i përket fushës së arsimit”, ka thënë sot Osmani, shkruan lajmi.net.

Agim Veliu ka qenë ministër i Arsimit në qeverinë LDK-AAK nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Madje jo pak skandale kishin ndodhur në kohën e tij.

Universitetet private pa licenca e akreditime u hapen qysh në kohën e tij dhe me dhjetëra sosh.

Nuk kishte investime nëpër shkolla dhe nxënësit detyroheshin të mësonin në kontejnerë.

Për më tepër, mësuesit kryenin detyrën me pagë simbolike, rreth 200 euro.

Në fakt politizimi i shkollave dhe i universiteteve publike kishte nisur pikërisht në këtë kohë. /Lajmi.net/