Albulena Haxhiu do ta padisë për shpifje Milaim Zekën

Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dorëzojë padi për shpifje ndaj ish-deputetit, Milam Zeka.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kësaj ministrie, Blerim Sallahu, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Zeka në një studio televizive ka thënë “rrejshëm se Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kinse me qëllim të “veprimit””.

“Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze. Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi”.