Vendimi për karantinë në Kumanovë, rradhë të gjata para marketeve

Shpërndaje

Për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të të prekurve nga virusi korona në Kumanovë, Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës ky qytet të izolohet në tërësi.

Lëvizja kufizohet nga sonte në orën 21:00 kur dhe fillon ora policore deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Vendimi i fundit i Qeverisë ka nxjerrë qytetarët e Kumanovës përpara marketeve për tu furnizuar me prodhime ushqimore.