Zyrtarisht të martuar! Elvana Gjata celebron Jonida Vokshin dhe Besnik Krapin

Shpërndaje

Siç dhe u lajmërua në media gjithë këto ditë, mbrëmjen e sotme Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi do të zyrtarizojnë dashurinë e tyre në martesë.

Festa e çiftit sapo ka nisur dhe në breg të detit, me erën që fryn në sfond dhe perëndimin e diellit, dyshja janë celebruar para Elvana Gjatës e cila është edhe mikesha e ngushtë e Jonidës.

Këtë moment emocionues e ka ndarë në Instagram moderatorja Elona Duro, e cila sigurisht është e ftuar në dasmën e koleges së saj si një pjesë e mirë e punonjësve të Digitalb me të cilët Jonida ka ndarë ditët e punës.

Më poshtë mund të ndiqni videon: VIDEO