Policia: Xhelal Sveçla nuk u sul.mua, ai ndërhyri për ta qetësuar situatën në rra.hjen mes dy të rinjve

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me nje rra*hje që ka ndodhur sot në një nga lokalet ku ka qwnë i pranishëm zëvendësministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Me datë 27.02.2020, në ora 15:54, policia ka pranuar informacionin se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”, ka ndodhur një rra*hje në progres. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar ( viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sul*muar një person të moshës së re”- tha Hoxha.

Sipas njoftimit të policisë në lokalin ku po qëndronte Sveçla, ai kishte ndërhyrë për t’i qetësuar.

“Pas këtij sul*mi disa qytetarë të cilët kanë qenë afër që kanë ndërhyrë që ta ndalojnë këtë sul*m. Rapotohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në proces të mbledhjes së të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast “- shtoi Hoxha.

Ai theksoi se detajet e mëtutjeshme do të bëhen të ditura me kohë.