Zaev: BDIja duhet të pastrohet nga pasojat e regjimit të kaluar. Osmani: Secili të shikojë oborrin e vet (Video)

Shpërndaje

Secili të shohë partinë dhe oborrin e vet thotë zëdhënësi i BDIsë Bujar Osmani duke komentuar deklaratat e djeshme të partnerit të tij aktual të koalicionit Zoran Zaev i cili tha se BDIja duhet të pastrohet nga pasojat e regjimit të kaluar, kur ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

“Secili të sheh oborrin e vet dhe partinë e vet. BDIja i ka rregulluar çështjet e veta në partinë e vet. Deklaratat në periudhë parazgjedhore të partive politike ne nuk i marrim seriozisht. BDIja tani është e fokusuar në përgatitjen e programit të vet zgjedhor, si parti fituese e këtyre zgjedhjeve që të del me një program dhe projekte konkrete për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë”, deklaroi Osmani.

E edhepse integristët besojnë në fitoren e tyre të radhës, partneri i tyre thotë se s’ka më fitore për ta, madje as në njësinë 6.

“Unë do t’i sugjeroja partnerit tonë aktual që të mos i ‘gënjejë mendja’, koalicioni LSDM-besa dhe partitë e tjera do të jetë fituese në këto zgjedhje, jo BDIja, edhe atë në njësinë zgjedhore 6”, theksoi Zaev.

Por a ndihet BDIja e tradhëtuar nga partneri ZAEV dhe e frikësuar nga koalicioni i ri LSDM-Besa?

“Jo aspak jo, BDIja është parti fituese në këto zgjedhje, përfaqëson interesin shqiptar, kalkulimet që bëhen për interesa partiake për të mbijetuar në skenën politike nuk kanë të bëjnë aspak me interesin e njerëzve”, tha Osmani.

Po pse inegristët akuzojnë “Besën” për “shkrirje” e “sojuze” me parti maqedonase kur vetë integristët më pak se para një viti u bënë bashkë me LSDM për presidentin konsensual ndërsa kanë bashkëpunuar edhe në zgjedhje lokale.

“A kemi shkrirë ne parti shqiptare apo jo? Por BDIja është shembulli konkret, bashkë ishim në zgjedhje lokale, a i shkrimë? Bashkë ishim edhe për kryetar të shtetit… A i shkrimë? Jo!”, theksoi Zaev.

“Bashkëpunimet për kryetarë komunash, për president të vendit janë të domosdoshme për shkak se i tillë është konfiguracioni. reflektimi i vullnetit të qytetarëve bëhet në Kuvend dhe këshilla komunal, këtu BDIja asnjëherë s’ka bërë koalicione të tilla ndëretnike”, potencoi Osmani.

Dy ditë më parë LSDM dhe Lëvizja Besa firmosën marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kjo është hera e parë që një parti shqiptare dhe maqedonase të koalicionojnë para zgjedhjeve. Për këtë reagoi si BDIja ashtu edhe Aleanca për Shqiptarët. Integristët i çuan mesazh Zaevit se s’ka qeveri në vend pa fituesin e bllokut shqiptar, ani pse po koalicionin me “Besën”. Zaev e Kasami derën për bashkëpunim paszgjedhor e kanë lënë të hapur për të gjitha partitë, por kanë theksuar se s’do të pranojnë shantazhe dhe parti që s’do t’i plotësojë principet e tyre për koalicion./TV21