Zaevi dhe Zekiri premtojnë: “Rroga mesatare 36mijë denarë, minimale 18mijë, 100mijë vende të reja të punës…”

Shpërndaje

Ish kryeminstri, Zoran Zaev në faqen e tij në facebook premton rrogë mesatare 36.000den, minimale 18.000den, do të hapim 100.000 vend të reja pune, … përcjell ALABZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Zoran Zaevit në facebook:

Do të hapim 100.000 vende të reja pune deri në vitin 2024. Me 600 milionë euro mbështesim zhvillimin e biznesit, zhvillimin e kompanive vendase. Ne do të sjellim papunësinë nën 8% dhe nën 20% për të rinjtë.

Në 4 vitet e ardhshme do të krijojmë 100.000 vende të reja pune. Paga mesatare do të rritet në 36.000 denarë, minimumi në 18.000 denarë. Me një ofertë të ndershme dhe të përgjegjshme kërkojmë nga qytetarët një mandat katër vjeçar për të treguar se papunësia ende mund të ulet, se pagat dhe pensionet mund të rriten edhe më shumë. #Programa2024

Gjithashtu edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në faqen e tij në facebook shkruan për premtimet e partisë së tij në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.