Arjanit Hoxha: Ky koalicion është fitues absolut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (Video)

Shpërndaje

Pas nënshkrimit të koalicionit, LSDM dhe Lëvizja Besa kanë mbajtur edhe konferencën e parë të përbashkët për shtyp në të cilën u paraqitën dy sekretarët gjeneral të dy partive. Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa theksoi se si në aspekt të programit po ashtu edhe në aspekt në kuadrit, ky koalicion del me ofertë konkretë dhe të sinqert për qytetarët.

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin koalicion që sipas Hoxhës do del fitues absolut në zgjedhjet e 12 prillit.

“Ky koalicion para qytetarëve delme një ofertë konkrete dhe të sinqerë që është në interes të të gjithë qytetarëve, andaj zhfrytëzoj këtë rast ti ftojmë të gjithë qytetarët, posaqërisht shqiptarët që të mbështesin këët kolacion. Vota e tyre do të ketë vlerë të dyfisht në këto zgjedhje, e para votojnë për fituesin dhe e dyta ky është një koalicion i së ardhmes”-deklaroi Arjanit Hoxha, nga Lëvizja Besa.