Pragmatizmi politik apo idealizmi nacionalromantik

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Qëllimi i pjesëmarrjes së LB në koalicion parazgjedhor me LSDM, ndër të tjerat, është:

“Ruajtja dhe mbrojtja e votës së trupit opozitar shqiptar, në mënyrë që në fazën tjetër, pas zgjedhjeve, kjo votë të bashkohet me pjesën tjetër të trupit opozitar shqiptar dhe si tërësi të formojë vullnetin e shumicës së votës popullore për opozitën shqiptare, të reflektuar jo vetëm me numra por edhe me ulëse në parlament (minimum 5+5) kundrejt BDI-së, e cila si e vetme ndoshta do të kishte ndonjë deputet më shumë se partitë shqiptare veç e veç (7-8), por partitë opozitare së bashku do të kishin shumë më tepër në raport me pozitën tashmë të djeshme shqiptare….!

Prandaj, politika nuk udhëhiqet nga emocionet e rastit që burojnë nga zemra e trazuar, por me pragmatizëm dhe mençuri, ashtu siç kanë bërë të tjerët (BDI) me vite përpara, duke na lënë që ne të grindemi mesveti nga smira dhe xhelozia e bajraktarizmit, dhe nga ana tjetër, duke e bashkuar votën me atë të bashkësisë etnike turke dhe të partnerëve maqedonas të koalicionit, në mënyrë që që pastaj të dilnin fitues në elektoratin shqiptar, dhe të thirreshin në emër të vullnetit të shumicës… !