Cima iu bashkua protestës, me tenxhere e lugë në ballkon (Video)

Shpërndaje

Edhe Cima iu bashkua protestës së qytetarëve sonte. Në ora 20:00 është mbajtur një protestë lidhur me situatën aktuale politike në vend, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Në pamundësi që të dalin të bashkuar si turmë në qytet, qytetarët kësaj radhe kanë protestuar nga ballkonet e shtëpive.

Meqenëse po qëndrojnë të mbyllur për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ata protestuan me tenxhere, tigana e lugë.

Protesta nuk zgjati shumë, asaj iu bashkua edhe humoristi Rasim Thaçi-Cima, i cili ka publikuar edhe një video në facebook.

“Hajde ma gjallë, më paska marr për muzikë”, dëgjohej duke thënë në sfond.

Për ndryshe, në Kosovë deri tani janë shënuar 21 raste me koronavirus, ndërsa së shpejti mbahet mocioni për rrëzimin e qeverisë.