Deputetja gjermane e quan ‘katastrofik’ mocionin, Osmani e përkrah!

Shpërndaje

Deputetja tha se nëse rrëzohet koalicioni, kjo do të jetë katastrofë Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel u shpreh se nëse do të rrëzohet koalicioni qeverisës VV-LDK, kjo do të jetë katastrofë. “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tyre, kjo nënkupton katastrofë jo vetëm për Kosovën, por për tërë regjionin”, shkroi ajo.

Këtë postim të saj e ka mbështet kryeparlamentarja Vjosa Osmani, përmes një pëlqimi.