Eureka Menduh Thaqi si Arkimedi, “E paska gjetur formulën për qështjen shqiptare”

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Bravo për Menduh Thaqin Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ky si duket pas tre dekadave aktivitet patriotik politik të pandalur e paske zbuluar formulën për zgjidhjen e qështjes shqiptare.Kjo besoj se është formula më e qëlluar dhe më e qëndrueshme për zgjidhje të qështjes më të vjetër kombëtare të pazgjidhur akoma tërësisht në rajonin e Ballkanit Perendimor. Thuhet më mirë vonë se fare. Dhe derisa Menduh Thaqi gjatë këtyre tridhjet viteve e ka ngatrruar formulën e zgjidhjes së qështjes kombëtare shqiptare dhe sot del në opinion me informatë se e ka gjetur formulën, këtu te ne në RMV është edhe një kryetar i një partie tjetër politike shqiptare i cili ka kohë që nuk po arrinë ta gjej formulën e vërtetë të zgjidhjes së qështjes tonë shqiptare. Për dallim nga Menduh Thaqi i cili sic është shprehur në mënyrë spektakolare si Arkimedi se e ka gjetur formulën për zgjidhje. Kryetari tjetër apo Ali Ahmeti quditërisht para nëntëmbëdhjet viteve e kishte të qartë dhe në dorë formulën për zgjidhjen e qështjes shqiptare por si duket quditrisht atij ju ngatërrua formula e vërtetë me formula të tjera të zgjidhjes së qështjes shqiptare dhe atë pasiqë u bë politikan. Vlenë të përmendet se me qështjen shqiptare gjatë historisë tonë të gjatë dhe të bujshme kombëtare janë marrë shumë individ shqiptar disa prej tyre e kanë ditur formulën e vërtetë të zgjidhjes sepse kanë qènë të aftë intèlektualisht njerëzisht dhe kombtarisht por fatkeqsushtë në favor të kësaj zgjidhjeje nuk ishin rrethanat politike e diplomatike por as ato ushtarake të kohëve të mëparshme. Ndërsa shumica e disa individëve të tjerë fatkeqsisht nuk e dinë as formulën por as mënyrat dhe metodat për ta bërë zgjidhjen e qështjes shqiptare por cka është më tragjike shumica e tyre nuk i kanë as cilësitë dhe aftësitë njerëzore por cfar është më tragjike nuk e kanë as qëllimin e as vullnetin që ta bëjnë nji gjë të tillë. E qështja kombëtare zgjidhet realisht me të vërtetë dhe përfundimisht kur ka vullnet dhe dëshirë për ta zgjidhur qështjen në fjalë. Pra disa individ shqiptar sa her që dëshirojnë ti arrijë qëllime të veta personale dhe grupore në politikë thonë se janë duke punuar në zgjidhjen e qështjes shqiptare. Por për ta zgjidhur qështjen e shumë përmendur duhet angazhim maksimal dhe punë shumë e madhe dhe e mundimshme por edhe sakrificë e realtë dhe e sincertë dhe nëse janë këto elemente rezultatet do.të jenë shumë evidente dhe të dukshme një gjë që shihet qartë nuk do sqarim të stërzgjatur dhe plotësues.Disa patriotëve të rremë duhet tu sqarohet se gjithkujt që i teket nuk mund ta bëj këtë punë apo ta kryej këtë mision shumë të shenjtë dhe fisnik patriotik kombëtar. Por tani përfaqësuesit politik shqiptar këtu te ne në RMV duhet kuptuar se janë në fushatë parazgjedhore dhe këta tani kryefjalë të vetme të debateve politike dhe të paraqitjeve të tyre mediatike e kanë retorikën se si këta dhe vetëm këta janë angazhuar angazhohen dhe do të angazhohen për zgjidhjen e qështjes shqiptare, edhe pse me retorikat e disave tanimë jemi mësuar këta pra paraqitjet e tyre i kanë ethe të cilat gjatë fushatës ju japin mund dhe temperaturë e pas kumtimit të rezultateve zgjedhore të njëjtët e shmangin dhe e anashkalojnë temën e preferuar angazhimin e tyre shumë të madh për zgjidhjen e qështjes shqiptare jo vetëm këtu te ne por edhe më gjërë në rajon. Se nuk kemi angazhim të duhur lidhur me temën në fjalë flasin edhe rezultatet e pakënaqshme në këtë drejtim. Dhe a nuk ka situatë më qesharake dhe më absurde se kur kemi shumë angazhime dhe përpjekje për zgjidhjen e qështjes shqiptare por fatkeqsisht rezultate të nevojshme dhe të kènaqshme nuk ka. Prandaj i lus të gjithë patriotēt shqiptar që kurrë nuk po ndalen duke u angazhuar për zgjidhjen e qështjes shqiptare që më pak të flasin dhe le të punojnë më shumë qè të sigurojnë rezultate konkrete në lëmin e zgjidhjes së qështjes shqiptare sepse ne nuk vuajmë për fjalë se i kemi me bollëk por le ta kenë të qartë të gjithë se na duhen më shumë veprat e tyre e jo fjalët e tyre të bukura dhe pa përmbajtje.