Formimi i Qeverisë, takimet mes Presidentit Thaçi e liderëve politikë të mërkurën e të enjten

Shpërndaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi nesër pritet t’ua dergojë ftesat për takime, liderëve partiakë.

Burime të Klan Kosovës brenda Presidencës bëjnë me dije që takimet për konsulta me liderët partiakë për formimin e Qeverisë së re, janë paraparë të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Klan Kosova do ju sjellë edhe detaje të tjera lidhur me këto zhvillime.

Presidenti Thaçi zhvilloi sot takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe pas takimit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.