Humanisti Halil Kastrati e bën me shtëpi familjen 11 anëtarëshe nga Kamenica (Video)

Shpërndaje

Humanisti i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nëpërmjet postimit të fundit në facebook, njofton për gëzimin e një familje 11 anëtarësh e cila u bë me shtëpi të re, falë Xhamisë ‘DAI’ që ka organizuar një turnir futbolli dhe mjetet që janë mbledhur nga ai turnir futbolli është mundësuar ndërtimi i shtëpisë për familjen Xheladini nga fshati Zajqec i komunës së Kamenicës, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Halil Kastratit në facebook:

Shumë prekëse 😢

“Ne shumë herë shohim lotë të nënave, janë të rralla lotët e babës por baba qanë kur me të vërtetë është i mbështetur për muri”

E gëzofshi shtëpinë e re 😊

Familja 11 antarëshe e Enver Xheladini nga fshati Zajqec i komunës së Kamenicës u bë me shtëpi të re.

Bamirës, Zoti ju shpërbleftë