Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe kontrollohen rreptësisht

Shpërndaje

Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd, porosit Qeveria në kumtesën e sotme.

Qeveria u bën apel qytetarëve të jenë të sigurt se të gjitha masat që janë ndërmarrë për pranimin e shtetasve tanë të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja janë në pajtim me standardet më të larta shëndetësore.

“Bëhet fjalë për kapacitet të siguruar prej 2104 shtretër për momentin në të gjithë shtetin, në 10 objekte akomodimi, ndërsa prej tyre janë plotësuar 1082 shtretër. Asnjë nga qytetarët i vendosur në karantinë shtetërore në periudhën prej 14 ditëve nuk guxon ta lëshojë dhomën e vet , as objektin, ndërsa çdo kat nga çdo objekt akomodimi është rreptësisht i kontrolluar dhe i siguruar nga ushtria dhe policia. Për secilin nga ata është bërë anketë epidemiologjike dhe i është caktuar regjim përkatës në objektin e karantinës i cili plotësisht është i siguruar dhe rreptësisht i kontrolluar dhe mbikëqyrur. Nuk ka asnjë hapësirë për shqetësim, ndërsa të paktën për panik, janë siguruar me standarde dhe protokolle më të larta shëndetësore”,thuhet në kumtesën e lëshuar nga Qeveria.