Kasami: Shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm, të shtyhen zgjedhjet parlamentare

Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shqetësuar nga situata e krijuar ditëve të fundit nga përhapja e KorovaVirusit, në postimin e tij në facebook, thotë: Shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm, të shtyhen zgjedhjet parlamentare, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, prandaj në emër të Lëvizjes BESA i bashkangjitemi thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë më të përshtatshme dhe periudhë, ku rreziku nga virusi COVID-19 do jetë i eleminuar plotësisht. Fitorja më e madhe e jona është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. U bëj apel gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe bashkarisht të ndihmojmë në izolimin dhe eliminimin e plotë të kësaj pandemie.