Këta janë kandidatët e ASH-së për deputetë nga Tetova

Shpërndaje

Në këto çaste është duke zhvilluar punimet Kuvendi i Degës së ASH-së, në Tetovë, ku edhe pritet të bëhet nominimi i kandidaturave për deputet të mundshëm, nga Dega më e madhe e Aleancës për Shqiptarët, për zgjedhjet e 12 prillit
.
Nga burime të sigurta brenda kuvendit të Degës së Tetovës, bëhet e ditur se deri tani janë propozuar këto kandidatura:

1. Vullnet Ferati – nënkryetar i ASH-së,

2. Flakron Bexheti – zëdhënës ,

3. Arta Toçi – Kryetare e Asamblesë së Femrës,

4. Altrim Mahmuti -kryetar i degës së ASH-së Tetovës,

5. Adnan Neziri ish kandidat i ASH-së për Komunën e Tetovës,

6. Afije Jonuzi nga Asambleja femrës si dhe

7. Donika Bakiu e nominuar nga FRASH dega Tetovë.

Përndryshe me Kuvendin e sotëm të Degës së ASH-së në Tetovë, përmbyllen edhe propozimet e kandidaturave që të gjitha degët e ASH-së kanë dorëzuar në organet partiake në prag të mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH-së që do të mbahet më 11 mars në Gostivar ku edhe do të bëhen publike edhe listat e kandidatëve të ASH-së që do të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit.