Kurti emëron këshilltare ish-prokuroren e EULEX-it

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar këshilltare ligjore ish-prokuroren e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bamieh përmes rrjetit “LinkedIn”, transmeton ALBAZONE MEDIA.

“Për shokët dhe kolegët e mi që nuk flasin shqip. Që nga dje jam emëruar këshilltare ligjore në kabinetin e kryeministrit aktual, Albin Kurti. Është një nderë që më është ofruar një mundësi e tillë për të dhënë kontributin tim modest në këtë kabinet që përbëhet nga njerëz të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo në LinkedIn.

Ish-prokurorja Bamieh në vitin 2014 kishte akuzuar EULEX-in për korrupsion.