“MONSTRA”, prezentë në seancë edhe policia intervenuese

Shpërndaje

Në seancën e sotme të rastit “Monstra”, ku janë prezent në cilësinë e dëshmitarëve ish funksionari i BDIsë Musa Xhaferi dhe ai aktual Blerim Bexheti, janë vërejtur edhe përforcime të Njësitit nga policia intervenuese.

Kjo seancë është me masa të shtuara me policë mirë të ar*matosur dhe me ant*iplumb. Por, ende nuk dihet a u bë me kërkesë të dëshmitarëve për rrezikshmëri nga ajo që thuhet në këtë rast të ndjeshëm, apo MPB ka shtuar masat për çështje sigurie.

Dëshminë filloi ish-Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se kur ka ndodhur vr*asja e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës ka qenë në Turqi, dhe lajmin e ka marr nga një bashkë-partiak i tij më 12 prill 2012./ALSAT/