LAJMI I FUNDIT: Ndërpriten fluturimet drejt Kosovës nga Zvicra, Gjermania, Franca dhe Italia

Shpërndaje

Me vendim të Qeverisë së Kosovës janë ndërprerë përkohësisht fluturimet në drejtim tëKosovës nga katër prej vendeve më të fuqishme evropiane: Zvicrës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar për këtë duke ju bërë thirrje udhëtarëve që për detajet tjera t’u drejtohen kompanive ajrore në të cilat kanë blerë bileta.