LSDM-ja dhe BESA i dorëzojnë listat e kandidatëve në KSHZ, Hoxha: Ky është koalicioni fitues

Shpërndaje

Koalicioni LSDM-BESA, pak minuta para se të përmbyllet afati për dorëzimin e listave zgjedhore kanë dorëzuar të njëjtat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ka thënë se ky koalicion do të jetë fitues në zgjedhjet e 12 prillit.

“Koalicioni LSDM-BESA sapo dorëzoi listën e kandidatëve për deputet për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që do tê mbahen më 12 Prill. Ky është koalicioni fitues që do të qeverisë me vendin në mandatin e ardhshëm 2020-2024, ndërsa garanca për përfaqësimin e shqiptarëve është ekipi i Lëvizjes BESA dhe deputetët: Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Hatije Etemi, Kastriot Rexhepi, Bastri Bajrami, Abdush Demiri, Fatlinda Jaja, Melinda Rashidi…” ka shkruar Hoxha në fb.