Mehmeti: Paraja është mjeti më i rrezikshëm për përhapjen e coronavirusit!

Shpërndaje

Nga, Abdulla Mehmeti

Pse askush nuk i porosit qytetarët të mos prekin para me dorë, së paku për një periudhë të caktuar, si masë mbrojtëse për mospërhapjen e coronavirusit?!

Mjeti më i lehtë për ta infektuar njerëzit njëri-tjetrin janë paratë. Gjatë ditës, një person më shumë kontakton drejtpërdrejtë me njerëz të tjerë përmes parave, bankënotave dhe monedhave, madje shumë më tepër se sa me përshëndetje dhe zgjatje (prekje) të duarve.

Meqë njëri ndër qëllimet kryesore për përhapjen e kësaj mortaje është efekti ekonomik dhe financiar, që duhet të prodhojë në të ardhmen, gati asnjë medium dhe ekspert nuk i paralajmëron njerëzit se paraja është mjeti më i rrezikshëm përmes të cilit mund të përhapet virusi i kësaj pandemie.

Mos prekni para (bankënota, monedha) pa doreza mbrojtëse, dhe nëse jeni të detyruar, dezinfektoni duart sa më parë!

Dja*lli fshihet në para, më tepër se gjithkund tjetër!