Mesazhi që i lanë fqinjët Vjosa Osmanit, “Faleminderit Vjosa”

Shpërndaje

Rrëzimi i Qeverisë ndodhi pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga LDK-ja, mocion ky i cili u mbështet nga 44 deputetë.

E kundër këtij mocioni dhe rrëzimit të Qeverisë në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, ishte kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani dje në seancën e Kuvendit, mbajti një fjalim ku u deklarua haptazi që do të votojë kundër mocionit.

Ajo madje tha se është edhe kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-i dhe se nuk do ta thyej besimin e qytetarëve me asnjë çmim.

E kjo deklaratë e saj ka bërë që fqinjët e saj t’i lënë një mesazh falënderues.

Bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu ka publikuar në Facebook, letrën me mesazhin falënderues që fqinjët i kishin lënë Vjosës.

Në letrën e vendosur te lifti i banesës ku jeton Vjosa Osmani shkruhej “Faleminderit Vjosa” dhe bashkë me të ishte edhe një lule.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së.