Ministri Filipçe komenton “10 mijë aktivistët e BDl-së”: Mund të bëjnë vetëm dëm, nuk i ndihmojnë situatës!

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka qenë mysafir në emisionin “Utrinski Brifing”. Ai është pyetur me këtë rast edhe me aksionin e paralajmëruar nga BDl me “10 mijë aktivistët”.

Filipçe theksoi se ky aksion nuk e ndihmon situatën por mund të bëjë vetëm dëm më të madh.

Ai theksoi se situata e krijuar mund të tejkalohet vetëm në mënyrë institucionale, e jo me njerëz të patrajtuar.