LAJMI I FUNDIT: Maqedonia në NATO, Spanja ratifikoi Protokollin

Shpërndaje

Para disa minutave ka ndodhur momenti i shumëpritur historik për Maqedoninë dhe senati spanjoll ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.

Edhe pse ka ndërpre aktivitetet për shkak të Koronavirusit, Senati spanjoll është mbledhur në seancë të posaçme. Siç ka njoftuar nënkryetarja e parë e senatit, Kristina Karbona, temë e vetme në mbledhje ishte ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Temat tjera ishin hequr nga rendi i ditës së kësaj mbledhje. Spanja ishte vendi i funfit që nuk kishte ratifikuar këtë protokoll, për shkak të krizës politike që e përfshiu disa muaj këtë vend.