Nuk ndalet presioni amerikan për heqjen e taksës, VV thotë se prioritet e kanë koronavirusin

Shpërndaje

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe presionit amerikan për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, kjo nuk duket të jetë agjendë afatshkurtër e Lëvizjes Vetëvendosje.Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e pyetur nga Gazeta Blic, lidhur me atë se kur pritet të implementohet kërkesa amerikane dhe se a ka dakordim me Lidhjen Demokratike, ajo nuk ka thënë se prioritet aktual është menaxhimi i pandemisë COVID 19“Prioritet i Qeverisë është menaxhimi sa më i suksesshëm i pandemisë , kujdesi për qytetaret dhe shëndetin publik. Kjo është më e rëndësishmja për momentin”, ka thënë Nagavci për Gazeta Blic.“Aktivitetet tjera ndërkohë po zhvillohen duke respektuar masat qëka caktuar Qeveria.

Besoj se me kohë do të kemi dhe përafrim me partnerin tonë qeverisës për hapat tutje në lidhje me tarifën”, ka thënë ajo.Përveç këkesës amerikane, edhe dy partnerët e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK, nuk po mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët, lidhur me heshtjen e taksës ndaj mallrave serbe.Derisa, Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon të këmbëngul në heqjen e tërësishme të kësaj takse, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndryshe thonë nga Lëvizja Vetëvendosje.Kryetari i kësaj Lëvizje, njëherit kryeministër i vendit, Albin Kurti, e ka shprehur qartë mendimin dhe vendimin e tij për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit.

Por, Kurtit po i dalin kundër zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Madje, zyrtarë të LDK-së, kishin kërcënuar hapur se mund të ketë edhe rrëzim të qeverisë, nëse taksa do të bëhet “mollë sherri” në raportet Kosovë-ShBA.Në anën tjetër, një mesazh për qeverinë ka ardhur edhe gjatë së hënës nga Pentagoni amerikan.Më i zëshmi për heqjen e kësaj mase është emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Zëdhënësi i tij, Dick Custin, në një përgjigje për KOHËN ka refuzuar të flasë për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet Qeveria, por vetëm ka përsëritur kërkesën rreth taksës.“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që tarifat duhet të hiqen plotësisht”, ka thënë Custin.