Ministri i Mbrojtjes i Turqisë përgëzoi Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Akar, i dërgoi një mesazh urimi zv/kryeministres dhe ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska.

“Anëtarësimi juaj përforcon NATO-n. Përgëzoj Maqedoninë e Veriut për shkak të angazhimit dhe vendosmërisë gjatë procesit të anëtarësimit. Ashtu siç dini, Turqia që nga fillimi ka mbështetur këtë proces dhe është e gatshme të ndaj përvojat e anëtarësimit në rast nevoje. Jam i bindur se anëtarësimi në NATO do të zhvillojë edhe marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Akar.