Në agjendën e Kryeministrit nuk përfshihet takimi me Thaçin

Shpërndaje

Takimi me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LVV-së është paralajmëruar në ora 13:00, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Por, në agjendën e kryeministrit Kurtit për ditën e nesërme nuk është paraparë ky takim.

Aty përmenden pjesëmarrja në seancën e Kuvendit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe takime të tjera, por jo edhe ai me Thaçin.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar takime edhe me Isa Mustafën, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së, Kadri Veselin, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së.

Takimet në Presidencë do të vazhdojnë me Fatmir Limajn, ish-zëvendëskryeministër dhe krye tar i NISMA-s dhe Behgjet Pacollin, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së në ora 14:15.