Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit

Shpërndaje

Ka vdekur sot Smajl Veseli, xhaxhai i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime, ku edhe ka thënë se familja Veseli ka dhënë një kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim.

”Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Smajl Veselit nga Broboniqi.Familja Veseli ka dhënë kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim, fal frymës atdhetare që promovohej e kultivohej nga Smajli e vëllezërit. Ngushëlloj familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën. Baci Smajl u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.