“Ecolog International” në mbështetje të arsimit në komunën Skenderaj! (Foto)

Shpërndaje

Familja Destani përmes kompanisë “Ecolog International”, me pronar Lazim Destani, ka dhuruar 40 tabletë për nxënësit e komunës sonë, që kanë vështirësi të ndjekjes së mësimit onlinë, të cilët tabletë do të shpërndahen nga komuna jonë sipas kërkesave dhe nevojave reale të nxënesve.

Në pamundësi për të qenë prezent, në emer të z. Lazim Destani donacionin e dorëzoi, përfaqësuesi i kompanisë “Ecolog International”, Besfort Ilijazi.

Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, falënderues e mirënjohës përjetë ndaj familjes Destani dhe kompanisë “Ecolog International”, për përkrahjen dhënë në zhvillimin e mësimit online për nxënësit e familjeve pa të ardhura, me kushte të dobëta ekonomike.

Më poshtë ju ftoj që të lexoni deklaraten e z. Lazim Destani me rastin e dhurimit të donacionit:
“Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Me humanizëm e solidaritet arrijmë progresin!