Rama reagon për vr.asjen e Klodian Rashës, kërkon ndjesë në emër të shtetit

Shpërndaje

Kryeministri Rama reagon për herë të parë pas vr*asjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Në dalje të posaçme për mediat, ai ngushëlloi familjen e të ndierit, teksa tha se 25-vjeçari u vr*a në mënyrë të pashpjegueshme nga një polic, me ar*mën e shtetit.

Dhe për këtë kërkoi ndjesë në emër të shtetit.

“Dua te ndalem tek jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë. Tragjedia mori sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë.

Babai i Klodianit tha se “asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi”. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur.

Efektivi ka vr*arë një njeri krejt pa asnjë lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend. Pavarësisht faktit se vr*asja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, ar*ma ishte shtetit, ndjesa i takon shtetit.

Autori në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk jemi ne por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit”, tha Rama.