Rama njofton dorëheqjen e Sandër Lleshajt

Shpërndaje

Në një komunikim në rrjetin social “facebook” Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Rama tha se është i kënaqur me përgjegjësinë që mori ministri për shkak të vr*asjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

“Ministri i Brendshëm më ka informuar se ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij”, tha Rama.