Ngushëllimi / Shkrimi i Kurtit në librin e zisë për Qerim Kelmendin: U vr.a nga dora që s’e do atdheun

Shpërndaje

Tri ditë pasi ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi u vr*a me breshëri plumbash dhe iu dogj trupi në veturën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e tij në fshatin Zahaq të Pejës.

Në librin e zisë, Kurti ka shkruar se Kelmendi u vr*a nga ata që s’e duan atdheun, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vr*itet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vr*astare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vr*itet”, ka shkruar Kurti në përkujtim të Qerim Kelmendit.

Qerim Kelmendi u va*rros të shtunën me ceremoni ushtarake nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.