Osmani: Pendarovski do të përcaktojë mënyrën ligjore për anulimin e zgjedhjeve

Shpërndaje

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani pas takimit të sotëm në kabinetin e presidenti Stevo Pendarovski, njoftoi se të gjithë partitë politike janë dakurduar se duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim”, tha mes tjerash Osmani. Osmani theksoi se theksoi se takimet e liderëve mundet të vazhdojnë ditëve në vijim pasi presidenti Pendarovski të konsultohet me kreun e Kuvendit dhe ekspertët juridikë.

VIDEO