Zaev kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Shëndeti i qytetarëve për ne nuk ka çmim, tha lideri i LSDM-së, pas takimit në Vodno, ku tha se nuk ka kushte për zgjedhje.

“Nuk ka kushte për zgjedhje dhe si politikanë të përgjegjshëm i vendosëm në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Tani nuk ka është koha për armik politik. Po përgatisim një sër masash për ndihmë ekonomike të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai tha se është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak miratimit të masave ekonomike dhe të tjera.

Zaev tha se qytetarët me shumë seriozitet duhet të kuptojnë situatën dhe në këtë mënyrë do të pengojnë shpërndarjen virusit.

VIDEO