Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Shpërndaje

Me ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara ilegale, i cili përfundimisht me dje ishte në fuqi dhjetë vite, duhet të mundësohet vazhdimi i tij edhe pesë vite, që të mund komunat të veprojnë sipas lëndëve të pazgjidhura për legalizim. Ato ndryshime ligjore janë në rend të ditës në seancën e sotme të 34-të, por për to Parlamenti do të debatojë pasi të kalojnë në komisionet kompetente. Në procedurë kuvendore është edhe propozim ligji i ri për legalizim të ndërtimeve pa leje, me të cilin mundësohet legalizimi i objekteve të tilla, me përjashtime të caktuara, por me pagesë 50 për qind nga vlera e komunaleve.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski këto ditë kërkon mënyrë për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale.

“Dje skadoi afati, ka qytetarë të cilët nuk kanë arritur të mbledhin 50 euro që të bëjnë elaborate dhe nuk kanë arritur t’i legalizojnë objektet e tyre, ajo është shtëpia e tyre dhe tani nuk kanë mënyrë, mbeten ndërtime ilegale. Shteti nuk duhet të rënojë pasi ajo është e mirë materiale dhe para së gjithash, e më të varfërve. Nëse nuk e vazhdojmë ligjin, ja është i ngujuar, me të vërtetë askush nuk ka përfitim nga kjo”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas fillimit të ndërtimit të largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole.

Sipas ministrit Boçvarski, qëllimi me ligjin e ri është të ndërpriten ndërtimet ilegale dhe procesi i ndërtimit të zhvillohet në procedura të rregullta.

“Ligji i ri për objekte të ndërtuara ilegale, i cili është në procedurë kuvendore është parashtruar nga kryetarët e komunave dhe me të, të gjithë paguajnë 50 për qind plus në komunale, me çka secili që ka ndërtuar në mënyrë ilegale, do të përfshihet në zhvillimin e ardhshëm të planeve, do të paguajë 50 për qind nga vlera e komunaleve si penale, me qëllim që ta detyrojmë popullin të ndalet me ndërtimin e objekteve ilegale, por të shkojë në procedura të rregullta”, tha Boçvarski.

Është me rëndësi se me këtë ligj, tha Boçvarski, zgjidhim çështje kyçe dhe kryesore infrastrukturore dhe projekte për shtetin, largpërçues, gazsjellës, ujësjellës dhe objekte të ndryshme, që janë ndërtuar moti me të gjitha procedurat, por nuk janë regjistruar në Kadastër. Ky ligj duhet të kalojë pikërisht për shkak të vazhdimit të procedurave dhe proceseve në shtet.

“Lidhur me ndërtesat banesore, ajo që u detektua mungesë në ligjin paraprak, siç sqaroi, tani zgjidhja në ligjin e ri është se nuk do të mund të legalizohen njësi të mëdha banesore, me qëllim që të mos prishet tërë hapësira dhe jetesa urbane në shtet. Kjo është një nga përfitimet me të cilat do t’i ndalim të gjitha këto procese të mëdha, të cilat ishin në vijim me ligjin paraprak, por dëshirojmë që për shkak të zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, të vazhdojë ky ligj i ri për objektet e ndërtuara në mënyrë ilegale”, deklaroi ministri Boçvarski.

Nga viti 2011 kur filloj procesi, deri tani janë legalizuar 265.264 objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale.

Me Ligjin për legalizim, i cili skadoi dje, kanë mundur të legalizohen ndërtime pa leje, të ndërtuara deri në mars të vitit 2011, ndërsa në afatet që janë vazhduar dy herë, janë parashtruar 430 mijë kërkesa për legalizim. Propozim ligji i ri, megjithatë, ka të bëjë me ndërtime ilegale për periudhën nga marsi i vitit 2011 deri në tetor të vitit të kaluar, me përjashtim të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë ilegale, mbindërtimeve të ndërtesave, terracave të zgjatura, si dhe ndërtimet pa leje në rajonin e mbrojtur të Liqenit të Ohrit.