Osmani: Unë votoj kundër çdo mocioni që mbyt shpresën e qytetarëve

Shpërndaje

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani nga LDK ka dalur kundër partisë së saj, e cila po kërkon rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, duke e kundërshtuar fuqishëm mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partia e saj, raporton “Zeri.info”.

Osmani ka thënë se assesi nuk mund ta përkrah një iniciativë të tillë kur qytetarët e vendit kishin shpresuar në këtë qeveri, por njashtu nuk mund ta përkrah një iniciativë të tillë në kohën kur vendi po përballet me një pandemi botërore, siç është Covid – 19.

“Veprimet e pa matura politike, në këtë kohë kur qytetarët po përballen për jetë a vdekje unë asnjëherë si pranoj e as si përkrahi. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj secilin parim politik, e secilën fjalë të dhënë para qytetarëve tanë. Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe VV-së ka qenë e zonja ta luftoj korrupsionin, dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Prandaj nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në këtë kohë të rëndë për qytetarët sepse besoj se ne kështu e braktisimim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Ajo iu kundërpërgjigj edhe deputetëve të partisë së saj, të cilët thanë se Osmani nuk paraqet qëndrimet e partisë së saj. Me këtë rast ajo theksoi ajo mëton të përfaqësoj vetëm zërin e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në “qeverinë e shpresës”.

“Kur i dëgjoj disa se unë nuk shpreh qëndrim të LDK-së mua thjesht jo që më kujtohen fytyrat e secilit në ato tubime, por më kujtohet se unë në çdo pikë qëndrimin e kryetarit të LDK-së e kam respektuar. Prandaj tash po e citoj kryetarin e partisë sime “jo, jo ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin e nuk mund ta luftojnë asnjërën.., ata duhet të shkojnë në lavazh të pastrohen mirë brenda e jashtë por jo të qeverisin me Kosovën, e kishin fjalën për partitë e PAN-it. Ata nuk kanë ndryshuar prandaj as unë nuk kam pse e ndryshoj qëndrimin për ta”, theksoi Osmani.