Quni dhe Osmani flasin lidhur me përgatitjet e FSK-së për pandeminë

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën ka biseduar lidhur me përgatitjen e Forcës së Sigurisë për të iu dalë në ndihmë qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.

“Situata emergjente që ka krijuar pandemia e Covid19, ka rritur interesimin e të gjitha institucioneve, rreth nivelit përgatitor të FSKsë për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile që është i rëndësisë së veçantë.Mbikqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së.Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garancë për përmbushjen e cdo detyre brenda misionit të saj”.

Quni bëri thirrje për që qytetarët të rrin nëpër shtëpitë e tyre dhe të zbatojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

“Qytetar të dashur, rrini në shtëpi dhe zbatoni rekomandimet e komisionit që po merret me pandeminë, rregullat e vëna nga institucionet gjegjëse dhe me theks të veçantë këshillat e ekspertëve shëndetësor.Me kujdes, me higjienë të shtuar e pa panikë dhe duke qëndruar së bashku do ta fitojmë edhe betejën me pandeminë Covid19”.