Rama nga shtëpia: “16 orë agjërim”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si e kalon kohën këto ditë që është mbyllur brenda në shtëpi.

“Durim, durim, durim dhe meqë po rrimë të tërë në shtëpi dhe po luftojmë secili me zakonet e jetës së përditshme, duke ngrënë veten për të mos bërë gjërat që jemi mësuar të bëjmë, duke u përpjekur të përfitojmë pozitivisht dhe nga disa të mira të kësaj të keqe të madhe po ju tregoj një nga gjërat që po bëj unë, ushtrim frymëmarrjeje yoga të thjeshta dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve, dy vakte me 16 orë agjërim e kam me provë që është super për trupin dhe mendjen. Kush të dojë ta provojë dhe do më japë të drejtë.”

Kreu i qeverisë përsëriti se situata në të cilën po përballet vendi këtë periudhë është një luftë e vërtetë. Ai shtoi se në dy javët e ardhshme numri i të infektuarëve do të rritet edhe më shumë sepse kjo është kurba e përhapjes.

“Kjo jeta e re që sapo ka nisur s’është si ato stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonin me sirena ne 3 te mengjesit me alarm false per agresionin anglo amerikan, une te pakten andej e kam bere zborin, kodrave të Mamurrasit, për të rrezuar me karabinat tona avionët bombardues të imperializmit. Jo, jo kjo është një luftë e vërtete me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin e ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet mbrojtës shëndetësor pa dallim sado i zhvilluar të jetë nje vend.”