Reali mund Barcelonën dhe merr kreun në La Liga (Video)

Shpërndaje

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titullin në kampionatin spanjoll, duke mposhtur Barcelonën 2:0 në ‘Santiago Bernabeu’. “El Clasico” dhuroi një spektakël sidomos pas shënimit të golit, ku rastet nuk munguan. Në pjesën e parë ishte lojë më e zbehtë, me Artur dhe Leo Mesin që patën raste të arta përball Kurtuas, por ky i fundit ndali goditjet e të dyve. Reali kishte disa gjysmë raste dhe megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në gjysmën e dytë, skuadra e Zinedin Zidanit dominoi gjithçka duke bllokuar Barcelonën në të gjitha pjesët e fushës. Kjo solli edhe golin e parë të kësaj sfide. Një pasim i jashtëzakonshëm i Toni Krosit, bëri që Vinisius Zhunior të depërtonte dhe të realizonte për rezultatin 1:0, falë edhe devijimit të Zherard Pikes. Braziliani u bë lojtari më i ri që shënon në një “El Clasico” në shekullin XXI.

Deri në fund, Barcelona u përpoq të reagonte, por Reali ishte mirë i koordinuar.

Kur pritej që takimi të përfundonte me këtë rezultat, i sapo inkuadruari Mariano Diaz (90+2’) realizoi për të vulosur fitorja e madrilenëve 2:0. Kjo ishte fitorja e 96-të e Realit në përballjet direkte me skuadrën katalonase që numëron po aq fitore. Reali tashmë ngjitet në pozitën e parë me 56 pikë, një më shumë se Barelona që renditet e dyta.

Kliko VIDEO