Ronaldo ka një mesazh të rëndësishëm për botën në kohën e Koronavirusit

Shpërndaje

Mes pandemisë së koronavirusit, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh në shënjë solidariteti për të bashkuar njerëzit në luftën kundër virusit, shkruan Albeu.com.

Portugezi e bëri këtë duke pozuar me maska që tregojnë flamujt e vendit të tij dhe vendit në të cilin ai jeton pra Italia, vendi më i prekur.

“Në këtë moment shumë të vështirë për botën tonë është e rëndësishme që ne të bashkohemi dhe ta mbështesim njëri-tjetrin,” postoi CR7 në Twitter.