Zhbogar: BE shqyrton mundësinë e ndihmave shtesë

Shpërndaje

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për ndihmë shtesë për vendet e rajonit, mes tyre edhe për Maqedoninë e Veriut – ka paralajmëruar Ambasadori I BE-së në Shkup Samuel Zhbogar në intervistën për Radion Maqedonase. Ekziston një rrezik I madh gjithandej Evropës nga pasojat që do të pasojnë pas krizës me koronavirusin, nëse ekonomia mbetet shumë kohë e paralizuar – ka deklaruar Samuel Zhbogar.

Sipas Ambasadorit Zhbogar, pakoja prej 66 milion eurove për vendin është ndihma fillestare dhe se shqyrtohen edhe projekte tjera të ndihmave. Zhbogar pret që javëve në vijim të arrijë edhe pajisja mjekësore, të ndihmës së paralajmëruar urgjente nga BE-ja që kap vlerën e katër million eurove.

“Negociojmë për pjesën tjetër të mjeteve, veçanërisht për ato 50 milion euro që ua ndamë. Këtyre ditëve bisedojmë me Qeverinë, se cila do të ishte mënyrë më efektive për shfrytëzimin e tyre dhe besoj se kah fundi i Prillit gjërat do t`i kemi më të qarta. Më pas, ndamë 9 milion euro për ndërmarrjet e vogla e të mesme që t`u ndihmojmë për të ballafaquar krizën. Gjithashtu do të ndihmojmë edhe me tre million euro ndihmë buxhetore për të rinjtë dhe kategoritë e ndjeshme të qytetarëve. BE-ja tani është duke zhvilluar bisedime interne për ndihmë të mundshme shtesë për vendet e rajonit”, tha Zhbogar.

Ambasadori Zhboga ka komentuar edhe vendimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Megjithatë, sic thotë, për shkak të situatës me koronavirusin, vështirë është të thuhet se kur do të fillojnë negociatat.