Sela: Kuvendi Qendror vendosi unanimisht që unë të përpiloj listat përfundimtare për deputetë

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët e mbajti Kuvendin Qendror në Gostivar, ku u vendos në mënyrë unanime që fjalën përfundimtare në përpilimin e listave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 12 prillit ka ketë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, përcjell in7.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i ASH-së, Sela në prononcimin para gazetarëve fill pas përfundimit të Kuvendit Qendror.

DEKLARATA E SELËS PAS KUVENDIT:

Aleanca për Shqiptarët kishte Kuvendin në prag të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 12 prillit dhe afër afateve për të dorëzuar listat, kështu në mënyrë unanime, me shumicë absolute Kuvendi Qndror miratoi propozimet të cilat kanë ardhur prej kuvendit të degëve dhe më ngarkoi mua si kryetar partie që të përpiloj listën përfundimtare që duhet të dorëzohet nesër deri në ora 12 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Natyrisht qe në do të kandidojmë në çdo zonë ku ka votues shqiptar pa përjashtim, do të kemi kandidaturat tonë anë Zonën e Parë, të Dytë, të Pestë, të Gjashtë dhe në Zonën e Tretë Zgjedhore. Jemi duke menduar edhe për variantin në Zonën e Katërt Zgjedhore, por në këto pesë zona që i përmendëm do të kemi me siguri listat tona me të cilat do të garojmë në këto zgjedhje.

Bartës listash e konfirmuar deri më tani janë: Në Zonën 2 është Gashi, nga Alternativa, partneri ynë i koalicionit dhe në zonën 6 do të jem unë.