Sela: Urime të gjithëve! Atë që mbollëm më 27 prill të vitit 2017, sot e korrëm!

Shpërndaje

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela në postimin e tij të fundit në facebook ka uruar të gjithë qytetarët për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tonë në Bashkimin Evropian, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Zadin Selës:

Njëzet e katër marsi i vitit 2020 po shënohet në historinë tonë më të re si një datë shumë e rëndësishme. Nga Brukseli. edhi lajmi i shumëpritur , lajm shprese për vendin dhe për të gjithë ne. Bashkimi Evropian vendosi që të hap bisedimet për anëtarësimin e plotë të vendit tonë dhe Shqipërisë tonë në Bashkimin Evropian. Dëshira për t’u bërë pjesë e BE-së po bëhet realitet për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.Uroj të kemi barazinë e plotë, drejtësinë jo selektive por për të gjithë, arsimin cilësor si dhe një ekonomi të fuqishme të vendit tonë.
Uroj me gjithë zemër, ta kalojmë këtë situatë të rëndë me koronavirusin e të gëzojmë shëndet dhe jetë të gjithë së bashku, për një të ardhme më të mirë për vendin! Patjetër se do të takohemi kur të mbarojë kjo luftë me koronavirusin dhe atë sa më shpejtë! Atë që mbollëm më 27 prill të vitit 2017, sot e korrëm!
Urime të gjithëve! Ziadin Sela!