Taravari: Ideologjia jonë është përkushtimi ndaj qenies së cënuar shqiptare

Shpërndaje

“Këto ditë, shumë politikanë, analistë e gazetarë ose konfuzë ose anëtarë të partisë, duke qenë se po ndjenë humbjen dhe agoninë e rënies, parashtrojnë për koalicionin ASH-Alternativa pyetjen absurde – cila është ideologjia e cila ju bashkoi…”, kështu e nis statusin sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, duke vazhduar më tej që qartësojë se ideologjia e çdo shqiptari duhet të jetë qenia e cënuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Taravari shton se e gjithë kjo vjen nga keqfunksionimi i BDl-së dhe sipas tij, është vështirë që t’i gjendet ideologjia të cilës i takon.

Postimi i plotë i Taravarit:

Këto ditë, shumë politikanë, analistë e gazetarë ose konfuzë ose anëtarë të partisë, duke qenë se po ndjenë humbjen dhe agoninë e rënies, parashtrojnë për koalicionin ASH-Alternativa pyetjen absurde – cila është ideologjia e cila ju bashkoi…

Me këtë rast duhet të theksohet se partitë shqiptare në RMV duhet të kenë vetëm një ideologji:
Përkushtimi për të plotësuar të drejtat e shqiptarëve ende të cenuara në strukturën shtetërore!

Çdo parti shqiptare që punon për të mirën e shqiptarëve dhe popullit në përgjithësi, e ka bashkëpunimin Natyror!

Në fakt keqkuptimi vjen nga funksionimi anormal i BDl-së, të cilës është shumë e vështirë t’i gjesh një ideologji. Kjo parti bashkëjetoi me ata ndaj të cilëve thoshte se kishte ngritur pushkë. Pastaj u nda me ta për t’u bashkuar me kundërshtarët e tyre. Votoi majtas duke qenë djathtas dhe e kundërta. E vetmja gjë e sigurtë që kuptohet nga sjellja ndër vite e BDI-së është qëndrimi i saj në pushtet me çdo kusht, kjo është ideologjia e saj!

Ndaj ndoshta dikujt nga radhët e saj i duket e pakuptueshme se si mund të bashkohen dy parti me ideologji tjetër përveç asaj të pushtetit. Koalicioni fitues (Aleanca – Alternativa) do të vij në pushtet që të ndërtojë shtet, BDl-ja sakrifikon edhe pëllëmbën fundit në shtet për të qëndruar edhe një ditë në pushtet.

Gjithsesi kjo pyetje e analistëve dhe gazetarëve të partisë ose atyre konfuzë është më se e kuptueshme duke marrë parasysh diktaturën në të cilën janë mësuar të përshtaten por tani është
Ndryshe, tani qëllimi është Shteti, mjeti është pushteti!