Të martën vazhdojnë reshjet, ky është parashikimi motit për nesër

Shpërndaje

Reshjet e shiut do të vazhdojnë në Kosovë edhe ditën e martë, ndërsa në vise malore do të ketë edhe reshje bore. Pasdite reshjet do të pushojnë.Fusha të presionit të ulët që ndodhen mbi Egje po zhvendosen nga deti i Zi. Këto fusha sjellin në vendin tonë kushte për mot të vranët dhe të reshura, ndërsa masat e ftohta që kanë depërtuar mbi rajon do të mbajnë temperaturat të ulëta. Gjatë natës dhe të martën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Të martën gjatë ditës reshjet do të pushojnë.Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të favorizojnë mot më të ngrohtë dhe kthjellime me intervale më të gjata me diell. Të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20C, shkruan Prishtina Weather.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të mira, ditën e mërkurë do të rriten edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.
10.03.2020 – Mot i ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, në vise kodrinoro-malore edhe borë. Ditën kryesisht me vranësira, ndërsa reshjet gradualisht do të pushojnë. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.11.03.2020 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 2.